Numri 2 i botës në tenis Carlos Alcaraz u tërhoq nga turneu ATP 500 në Rio de Zhaneiro, për shkak dëmtimi.

Tenisti spanjoll u tërhoq gjatë ndeshjes së raundit të parë kundër brazilianit Thiago Monteiro (nr.117) pas një dëmtimi në kyçin e këmbës.

Tenistit  20-vjeçar iu desh të ndalonte ndeshjen pas dy seteve, duke shfaqur shenja të dukshme vuajtjesh kur rezultati ishte 1-1.

“Nuk mund të them se sa i rënd është dëmtimi, do të bëj analizat dhe do të shoh nëse është diçka serioze apo jo. Sipas fizioterapistit, nuk duhet të jetë ndonjë gjë serioze. Ai më tha të provoja të luaja disa ndeshje, por ndjeva dhimbje dhe nuk mund të lëvizja mirë”, tha pas ndeshjes Alcaraz, i cili pasi u tërhoq nga kompeticioni humbi 300 pikë dhe tani ka një avantazh prej 535 pikësh ndaj italianit Jannik Sinner.

Carlos Alcaraz tani ka disa javë që të përpiqet të rikuperohet, për të arritur formën për turneu Indian Wells që do të fillojë më 6 mars, Masters-1000 i parë i sezonit në të cilin spanjolli mbron titullin.

Nëse ia del, do të gjejë afër tij në klasifikim edhe Sinner, i cili tashmë i ka vendosur sytë tek numri i tij 2-shi në botë.

“Unë e ndjej frymëmarrjen e tij në qafë. Mendoj se jam ende në 1000 pikë, por për Jannik nuk është asgjë. Më duhet të jem në vijën e parë sa më shumë që të mundem që ai të mos më arrij dhe të rifitoj vendin e parë. Gjithmonë kam thënë se nuk është sekret që ai është tenist shumë i mirë. Ai ka punuar shumë shumë dhe kjo duket. Puna e përditshme shpërblehet dhe kështu ndodhi me Jannik. Unë jam i lumtur për të dhe ekipin e tij”, deklaroi kampioni i Wimbledon të vitit 2023.

Duke filluar nga e hëna Alcaraz do të ketë 8805 pikë, ndërsa Sinner 8270 (535pikë më pak), ndaj për t’u bërë numri 2 tenistit italian do t’i duhet të marrin një rezultat më të mirë se rivali i tij në Indian Wells.