Ish zyrtares së Kryeministrisë Alda Klosi i janë sekuestruar 1 apartament dhe 1 garazh.
Klosi akuzohet për veprat për pastrim parash, deklarim të rremë para policisë dhe fshehje pasurie.
Arrestimi i Alda Klosit erdhi pas dëshmisë së Sanitares Rozeta Dobi e cila më herët ishte arrestuar me akuzën e vjedhjes së 120 mijë eurove nga shtëpia e zyrtares. Një kontroll i dytë i banesës së Rozeta Dobit dhe të birit Havier Dobi zbuloi dhe 405 mijë euro të tjera.
Rozeta Dobi dëshmoi se nuk i grabiti paratë, por e inskenoi të gjithë situatën në bashkëpunim me Alda Klosin.