Itali, 20 korrik 2014 – Krahas stereotipit të shqiptarit hajdut, shpërndarës droge e tutor prostitutash, që gjendet shpesh në mediat italiane kemi dhe histori suksesi. Pikërisht shqiptarë, që me shumë mund e djersë, bëhen biznesmenë, artistë, sportistë apo intelektualë të suksesshëm në Itali.
Aldo Kola, 36 vjeç është një nga shqiptarët e suksesshëm në Itali. Aldo, kur ishte vetëm 16 vjeç mbërriti si emigrant në vendin fqinjë. Sot, pas 20 vjetësh, ai është pronar i firmës së njohur “Union Montaggi SRL” në rajonin e Toskanës.
Firma e tij është nënkontraktore e kompanisë së famshme “Gas and Heat”. Kjo kompani, ndër të tjera, i ka besuar Aldos ndërtimin e 18 ballonave gjigande me anë të të cilave do ngrihet nga fundi i detit “Costa Concordia”, anija krocierë e mbytur në Detin Tirren.
Aldo është krenar për arritjet që ka pasur në Itali dhe shpreson, që pas nxjerrjes me sukses të “Costa Concordia-s” të ketë edhe projekte të tjera po kaq të rëndësishme.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





