Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një reagim në Twitter thotë se Rama dhe Berisha janë binomi tregues i lidhjeve të politikës me bandat dhe krimin.
Basha shprehet se aleanca e Kullës nuk fshihet dot as pas llumit dhe as pas shpifjeve, teksa shton se Rama e Berisha mbajnë gjallë korrupsionin e së shkuarës dhe atij që prej 10 vitesh zhvat shqiptaret.
“Aleanca e Kullës nuk fshihet dot as pas llumit dhe as pas shpifjeve. Rama dhe Berisha janë binomi tregues i lidhjeve të politikës me bandat dhe krimin, dhe i fijeve të dukshme e të padukshme që mbajnë gjallë korrupsionin e së shkuarës dhe atij që prej 10 vitesh zhvat shqiptaret”, shkruan Basha.