Tiranë, 2 qershor 2014 – Kreu i opozites, Lulzim Basha ka deklaruar nje sere kerkesash te Aleances kunder Droges, te cilat do t’i kalojne per shqyrtim dhe miratim Kuvendit, sipas tij ne mungese te nje reagimi nga ana e qeverise dhe kryeministrit lidhur me trafikun e droges ne vend.
Basha ka theksuar se se pari duhet te behet heqja nga puna e gjithe personave me precedente dhe lidhje me trafikun te emeruar nga qeveria ne poste te rendesishme si dhe te vendoset moratoriumi se paku me dy vjet i skafeve.
Deklaratat jane bere gjate fjales qe Basha mbajti ne tryezën e rrumbullakët, për të diskutuar me shoqërinë civile lidhur me problemin e trafikut të drogës në Shqipëri.
“Te mposhtim narkotrafikun si sistem, te veprojme kunder ketij kanceri qe rrezikon vendin”- tha Basha.Sipas Bashes, te gjithe duhet te veprojne per shoqerine, shtetin e ligjit dhe jo te droges e dhunes.
“Ne ne axhenden tone opozitare ne morine e problemeve te medha kemi zgjedhur te evidentojme me force problemin e narkotrafikut, e kemi kapur ne, qytetaret shqiptare, gazetaret kurajoze dhe partneret tane. sa i madh rreziku, aq me e forte duhet te jete pergjigja jone qe e institucionalizuam para disa ditesh. Aleanca kunder droges nuk eshte politike, por mbareqytetare kunder kancerit shoqeror e politik, ne pak dite kjo aleance eshte zgjedhur e rritur fuqishem”,- tha Basha.
Në këtë tryezë marrin pjesë përfaqësuesit e medias, shoqërisë civile dhe krerët e partive aleate.
Tryeza e rrumbullakët do të diskutojë hapur mbi shqetësimin mbarëqytetar për rritjen alarmante të trafikut të lëndëve narkotike në vend dhe nga Shqipëria drejt vendeve fqinje e atyre të Bashkimit Europian, si një kërcënim serioz si për shoqërinë, ashtu edhe për sigurinë e demokracisë në Shqipëri”, thuhet në ftesën e Aleancës Kombëtare kundër drogës.
Partia Demokratike ka organizuar dy protesta para Parlamentit dhe godinës së Këshillit të Ministrave muajin e kaluar, ku ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij si përgjegjëse për gjendjen e narkotrafikut në vend. Në protestën e fundit para Kryeministrisë, Basha paralajmëroi se tubimet kundër qeverisë do të vijojnë edhe në javët e ardhshme.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





