Vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar është marrë, por grupi i artistëve është i vendosur që të mos e lejojnë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thotë se është e mobilizuar 24 orë me të gjitha focat për ta ndaluar demarshin e krimit të veshur me pushtet.

“27 muaj qëndresë e palodhur…kjo nuk është kauza jonë, është kauza e të gjithëve. Mobilizim total 24 orë me të gjitha forcat për të ndaluar demarshin e krimit të veshur me pushtet.

Ruajmë trashëgiminë, identitetin, dinjitetin, luftojmë për drejtësi!”

Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi dje shembjen e Teatrit Kombëtar. Në vendimin e Këshillit Bashkiak “Për miratimin e shembjes së godinës të ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë, bazuar në akt-ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit ‘Mbi vlerësimin e godinës së teatrit Kombëtar’” që mban datën 14 maj, thuhet se me propozimin e Kryetarit të Bashkisë, Këshilli Bashkiak vendosi miratimin e shembjes së godinave të Teatrit Kombëtar.