Ashtu siç kishin paralajmëruar aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u mblodhën para Ministrisë së Brendshme për të protestuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
Protestës së tyre i është bashkuar opozita, por edhe artistë e qytetarë të ndryshëm.
Qytetarët janë grumbulluar pranë zonës ku deri dje ishte Teatri Kombëtar. Mësohet se protesta do të monitorohet nga rreth 1000 efektivë policie.
Mëngjesin e së dielës, Inspektorati për Mbrojtjen e Territorit shembi godinën e Teatrit Kombëtar, pas dy vitesh rezistencë nga aktivistët për mbrojtjen e teatrit.
Prishja e godinës u shoqërua me tensione mes forcave të policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e teatrit, ç’ka bëri që këta të fundit të rikthehen sërish sot në shesh.





