Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pas Tiranës dhe Durrësit vijoi në Shkodër me protesta sensibilizuese për të mbledhur firma për peticionin.

Ky është qyteti i tretë ku ndalet Aleanca teksa të dielën u shemb godina e Teatrit Kombëtar.

Aleanca kërkon rindërtimin e godinës siç ishte në të njëjtin truall dhe për këtë po mbledh firmat për një peticion kurse vijon me protestat edhe në Tiranë.

Firmat u mblodhen në oborrin e teatrit ”Migjeni”, artistët e të cilit e kanë mbështetur iniciativën e kolegëve të tyre në Tiranë. Një grup me unifroma blu vëzhguan situatën afër këtij teatri në Shkodër.