Aleanca për Teatrin ka lajmëruar se të hënën, në orën 16.30, do të organizohet një protestë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Sipas regjisorit Edmond Budina, ”ftohen të gjithë pjesëmarrësit të protestojnë nesër para Ministrisë së Brendshme kundër një akti terrorist ndaj aktorëve”.
“Nesër në 16:30 thërret në protestë të gjithë shqiptarët, se mbrëmë natën kur u shemb godina ne ishim brenda. Ju ftoj që ta shpëtoni fatin tonë të përbashkët, se kur jemi bashkë do jetë e vështirë për të na mposhtur. Kemi kaluar në diktaturë, përballë ministrisë së Brendshme se na tentuar për vrasje. Po protestojmë kundër vrasjes. Nuk do kërkojmë leje, sendet tona i kemi brenda, nuk kemi pse të kërkojmë leje, i kemi shkëputur marrëdhëniet me qeverinë. kemi video, mua më kapën brenda në godinë, shkelën me këmbë një zonjë që u rrëzua, na gjëmuan, na ndoqën, na nxorën me dhunë dhe meqë ishte errësirë na dhunuar. policia po gënjen haptazi për të shtrembëruar atë që ndodhi. Ftojmë nesër popullin e Tiranës që të shpëtojmë fatin tonë, kundër tentativës së vrasjes”, tha Edmond Budina, duke njoftuar protestën.





