Aleanca për Mbrojtjen e Teatrin ka nisur sot protestën e saj para SPAK, ku kërkon vijimin e hetimit lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.
Përfaqësues të Aleancës, por të mbështetur dhe nga qytetarë, qëndrojnë para godinës së SPAK, ndërsa i pari që ka marrë fjalën para protestuesve ka qenë Regjisori Edmond Budina.
Budina tha se SPAK duhet të hetojë tentativën për vrasje nga policia, pasi brenda teatrit gjatë kohës që po niste shembja, kishte artistë.
“Do kërkojmë hetimin për tentativën për vrajse të artistëve. Të hetohet edhe RENEA. RENEA ndrhyn kundër grupeve terroriste. Ne kemi dëshmi që në kohën që po rrëzohet fasada dhe pamje se kishte ende njerëz që po dilnin nga godina. Ata mund të thonë që jo janë montazhe, por ne do të gjejmë ekspertë ndërkombëtarë që t’ishohin pamjet”, tha Budina.





