Kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Aleati i kryedemokratit Basha tashmë ka hedhur hapin e parë për të marrë mandatin e deputetit për qytetin e Vlorës.

Kuvendi i Republikës në këto momente numëron 96 deputetë, ndërsa nga ‘opozita e re’ aktualisht numërohen 14 deputetë, të cilët pasi dorëzuan formularin e dekriminalizimit, u betuan në Kuvend për të vijuar jetën parlamentare. Alimadhi pas verifikimeve të kryera do të betohet si deputet për qarkun e Vlorës duke shtuar numrin e ligjvënësve në 97 gjithsej.