Pas takimit mes Lulzim Bashës dhe Kreshnik Spahiut, ky i fundit ka dalë shumë i revoltuar para mediave.
Spahiu tha se nuk kemi rënë dakord për listat me Bashën, por i lë një orë kohë që të reflektojë.
“Basha theu besën, i kemi dhënë një orë afat. Unë u angazhova me të gjithë aleancën “Kuq e zi”, por Basha na preu në besë. Ka një orë kohë për të reflektuar në të kundërt do të më duhet të tërhiqem nga politika”, tha ai.





