12 tetor 2014 – Aleks Mera, 24 vjec lindur në Shupenzë dhe banues në qytezën e Kazapezenës (Casapesenna) midis Kazertës dhe Napolit u arrestua nga një postbllok i karabinierisë në zonën e Kazal di Principe të Provincës së Napolit.

Karabinierët i bënë thirrje të ndalonte, por Aleksi shtoi shpejtësinë e makinës në përpjekje për t’ia mbathur. Pas një ndjekje të shkurtër karabinierët e bllokuan makinën e Aleksit. Ai në vend, që të dorëzohej, filloi të godiste me grushta e shkelma karabinierët, të cilët pasi e neutralizuan me dhunë i vunë prangat.

Gjatë kontrollit të banesës së Aleksit u gjet një kartë identiteit dhe një leje drejtimi makine e falsifikuar. Aleksi akuzohet për ngarje makine pa patentë, falsfikim dokumentash zyrtare dhe goditje e personit për shkak të detyrës. Një tjetër shqiptar shoku i tij i banesës gjithashtu u padit për falsifikim dokumentash.

Karabinierët po hetojnë edhe për një rumune lindur në qytezën e Patarlagele-s dhe banuese në Provincën e Napolit.

/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/