BRUKSEL, 24 prill 2013 – Këngëtari popullor nga Shqipëria e Jugut Aleks Micka dhe klarinetisti Thoma Lolin çojnë në këmbë kryeqytetin belg.

Suksesi i vërtetë për edicionin e shtatë të festivalit “Trafik ballkanik”: më shumë se 8 mijë spektatorë këtë vit, shkruan shtypi belg.

Pesë ditë festival në një botë festive, alternuar me koncerte, filma, ekspozita dhe degustime.

në pallatin e arteve të bukura Bozar në Bruksel,

Më shumë se 200 artistë nga Evropa jug-lindore mes të cilëve emra të mëdhenj si Goran Bregoviç me stile të ndryshme muzikore (tradicionale, pop rock, klasike dhe fetare), Eda Zari (jazz), grupit Jericho ose rocker-i Damir Imamoviç.

Në koncertin e këngëtarëve shqiptarë Thoma Loli (edhe klarinetist) dhe Aleks Micka, një pjesë e publikut, kryesisht shqiptarë, filluan vallet tradicionale, duke tërhequr edhe spektatorë të tjerë, shumica e të cilëve ndoshta zbuluar për herë të parë kostumet shqiptare.

Festivali, përveçse kontribut në shkëmbimet ndërkulturore, është gjithashtu një mundësi për të shkuar përtej stereotipave, shkruan shtypi belg.

/th.m. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/