Pas fitores me “poker” me rezultatin 4-0 ndaj Bylisit në stadiumin “Niko Dovana”, lojtari i ndeshjes, mesfushori i Teutës, Albano Aleksi ka analizuar këtë takim:

“Kjo gjë bëhet dhe në stërvitje, trajneri më thonte gjatë gjithë javës nëse sulmon dhe Bregu më dha një top të bukur. Ne kemi besuar që në fillim të kampionatit, ne ekipin e kemi. Kjo do të thotë që kemi zhvilluar dhe ndeshje të mira, shpresoj që dhe ndaj Kastriotit të fitojmë dhe të shkojmë drejt objektivit.”

Titulli? Shpresoj që po, nëse fitojmë si kjo ndeshje triumfojmë.

Kundërshtari më i vështirë? Vetëm Teuta.

Gjithmonë Teuta ka patur problem me të vogla, por ky kampionat ka treguar se nuk ka ekipe të vogla, por nëse luajmë si sonte ne do t’ia dalim. Tek ekipi i Teutës ka patur drejtësi gjithmonë se çfarë ndodh tek ekipet e tjera, nuk më intereson.”