29 shtator 2015 – Mediat greke kanë zbardhur bisedën e kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek Aleksis Tsipras, gjatë takimit që zhvilluan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas këtyre mediave, kryeministri Tsipras ka theksuar rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve ende të pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë mbi bazën e të drejtës kombëtare dhe në frymën e respektit të ndërsjellë.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi nevojën për të respektuar të drejtat e minoritetit kombëtar grek dhe respektimin e të drejtave fetare, duke nënvizuar në këtë kontekst rolin e rëndësishëm të kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas.
Dy homologët diskutuan gjithashtu perspektivat e bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në sferat ekonomike dhe tregtare.
Ndërsa shefi i qeverisë shqiptare e ka ftuar kryeministrin Aleksis Tsipras që të vizitojë Shqipërinë.
/portali DurresLajm/