3 prill 2014 – Vishni kapele dhe syze dielli. Bëni dush dhe përdorni sa më shumë shampo. Këto janë disa nga këshillat e domosdoshme për njerëz që vuajnë nga alergjia e pranverës, çregullime këto që janë gjithnjë e më të zakonshme. Nga Shtetet e Bashkuara vjen një manual, i cili përcakton disa rregulla praktike dhe të thjeshta për të parandaluar pasoja më të këqija për shëndetin. 

10 këshillat: 
– Vini syze dielli të errëta, që mos të keni kontakt me polenin dhe mykun 

– Përdorni kapele të gjera 

– Shmangni tharjen e rrobave në kohën kur jashtë ka shumë polene 

– Bëni ushtrime gjimnastikore 

– Nënshtrohuni testimit për alergji 

– Nisni trajtimin me medikamente para se t’ju shfaqen simptomat e para 

– Nëse ju shfaqet alergjia, bisedoni me mjekun tuaj menjëherë 

– Bëni sa më shpesh dush dhe lani shpesh me shampo trupin dhe flokët tuaj 

– Në shtëpi dhe në makinë, mbajnë dritaret të mbyllura dhe përdorni ajrin e kondicionuar 

-Së fundi, për ata që e duan të merren me punë të kopshtarisë, duhet të hiqni të gjitha barërat e këqija, pasi ju dëmtojnë 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/