Tashmë është e konfirmuar, intervista në “Top Channel”, i ka kushtuar vendin e punës në “Tv Klan”, balerinës së emisionit “Stop”, Alesia Bami.
Ndërsa portalet shkruajtën dy ditë rreth zëvendësimit të Alesias me një tjetër balerinë në emision, edhe ish-velina vendosi të reagonte përmes një postimi në InstaStory ku tregon se e kanë larguar nga puna me një mesazh, çka e quan mënyrë flagrante.
POSTIMI I ALESIAS
"Të dashur miq! Ashtu siç e keni vënë re dhe ashtu siç kanë shkruar portalet unë nuk jam më pjesë e emisionit “Stop”. Kjo për faktin e vetëm se dhashë një intervistë në Top Channel dhe më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një mesazh.
Kjo tregon nivelin e atyre që janë punëdhënësit tonë dhe sa të mbrojtur nga ligji janë punonjësit e mediave, ku nuk respektohet asnjë kontratë pune, aq më pak Kodi i Punës.
Sigurisht, që nuk jam as e para as e fundit. Jam e detyruar ta bëj këtë sqarim për gjithë publikun tim dhe gjithë ata që më kanë shkruar dhe suportuar pa fund. Së shpejti do të shihemi në një projekt të ri.”





