Këngëtarja e njohur Era Rusi, ishte e ftuar në Top Arena, ku në një intervistë ballë për ballë me moderatoren Alesia Bamin, tregoi disa të pathëna, nga momenti më i sikletshëm live, këngëtaren e preferuar apo nëse do të marrë pjesë në “Big Brother Vip 4”.
Gjatë intervistës, artistja vuri në siklet moderatoren, duke i drejtuar pyetjen nëse do të martohet së shpejti.
Alesia: Cili është futbollisti që i ke kënduar në dasmë?
Era: “Askujt, por kombëtarja ka ardhur disa herë në clubin ku këndoja”.
Alesia: Cili ka qenë momenti më i sikletshëm në Live?
Era: “Një në një festival ku nisi kënga dhe m’u shkëput kufja, deri në refrenin e këngës nuk dëgjoja asgjë”.
Alesia: Sa para merr nëpër dasma?
Era: “Do martohesh ti”?
Alesia: Ku i dihet, ndoshta.
Era: “Ty do të vij pa lekë”.
Alesia: A do të jesh pjesë e “Big Brother VIP 4”?
Era: “Më është bërë propozimi, por për momentin nuk e shoh veten, se aq e qetë sa jam aq edhe ekstremiteti tjetër jam”.
Alesia: Kush është këngëtarja jote e preferuar?
Era: “Një nga të preferuarat është Pink, përveç Tina Turner, që është dashuria ime e parë dhe e vetme e jetës sime”.