2 dhjetor 2014 – Dje ka ndodhur martesa surprizë e show girl-it të famshme italiane Alessia Marcuzzi. Ajo nuk ka informuar askënd për eventin e radhës, i ka besuar vetëm rrjetit social, ku ka publikuar: “Just married”dhe tri zemra në Twitter, edrejtpërdrejt në blogun e saj Pinella:
" Më vjen keq në qoftë se sot nuk ju azhornoj me një looktë ri, një këshillë bukurie apo një udhëtim interesant, por unë kishte diçka shumëëëëëëëëë të rëndësishme për të bërë !!!! Sot, më 1 dhjetor në 12:30, unë dhe Paolo u martuam dhe po çmendem nga gëzimi. "
Alessia Marcuzzi surprizon në rrjetet sociale me foton e saj, e veshur me fustan të bardhë në krah të Paolo Calabresi Marconi-t. fustani lejon t’I duken këmbët e gjata dhe të bukura për të cilat është shquar gjithnjë. Historia me producentin kinematografik ka startuar në fillim të vitit. Alessia Marcuzzi, prezantuesja e ardhshme e “Ishulli i të famshëmve” në Kanalin 5, ka dy fëmijë Tomasso 13 vjeç me futbollistin Simone Inzaghi, dhe Mian, që për pak do të mbushë 3 vjeç me ish- të dashurin Francesco Facchinetti.





