Meqënëse të gjithë po e prisnim që dikush prej tyre të thyente heshtjem, i pari ka qenë Alex Rodriguez. Ai ka folur për herë të parë për ndarjen e bujshme nga J. Lo dhe në një intervistë të dhënë së fundmi na habiti jo pak me atë që tha. I ftuar në “Entertainment Tonight”, ai është shprehur mirënjohës për jetën e jashtëzakonshme që pati me ish-të dashurën e tij. “Të jashtēzakonshme” e konsideroi ai J.Lo ndryshe nga sa raportuan mediat që pas ndarjes A-Rod ka nisur të flasë keq për Jennifer.
“Për 5 vjet kam pasur një jetë dhe partneritet të jashtëzakonshëm dhe gjithashtu, bashkë me vajzat e mia, kemi mësuar shumë. Unë jam shumë mirënjohës për vendin ku Zoti dhe drita më ka sjellë, dhe me të vërtetë po shikoj përpara. Kryesisht dua të shikoj si vajzat e mia po rriten”, tha ai për “Entertainment Tonight”.
Më herët këtë javë, Jenny fshiu gjitha fotot me Alex në llogaritë e saj në rrjetet sociale dhe e hoqi atë nga personat që ndiqte, duke na bërë të mendojmë se ndarja nuk ka qenë edhe aq miqësore.