Një grua në Çeki është në pritje të pesënjakëve. 23 vjeçarja, Alexandra Kinova, do të jetë e para në Republikën çeke që do të bëhet nënë e pesënjakëve.
Fillimisht doktorët i kishin thënë asaj se do të linde bonjakë por në muajin mars, stafi i Institutit për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës në Pragë kishte konstatuar se ajo në të vërtetë do të bëhej nënë e katërnjakëve.
Ndërkohë ajo tani ka zbuluar se përfundimisht do të sjellë në jetë pesënjakë.
Kinova, nga Milovice, rreth 30 kilometra në lindje të Pragës, u ka thënë mediave çeke se ishte shokuar kur e kishte zbuluar këtë.
“Kur ne mësuam se kemi pesënjakë , unë fillova të qajë”, ka deklaruar ajo.
Nëna e ardhshme ka treguar se ajo dhe partneri i saj kanë një histori familjare të lindjes së binjakëve.
Lindja do të realizohet ditën e dielë nëpërmjet prerjes cezariane derisa tani dihet vetëm gjinia e tre prej foshnjave ende të pa lindura, dy djemve dhe një vajze derisa Alexandra ka vendosur që ata ti quajë, Daniel, Michael dhe Tereza





