Alfred Deliallisi do të jetë drejtori i ri sportiv i klubit të futbollit Erzeni.

Drejtuesit e klubit të futbollit Erzeni kanë emëruar në rolin e drejtorit sportiv ish trajnerin e shijakasve Alfred Deliallisi.

Pas ardhjes së trajnerit Skerdi Bejzade, drejtuesit kanë menduar që postin e drejtorit sportiv ta marrë ish trajneri Deliallisi i cili tashmë zhvendoset në një tjetër post drejtuesi.