30 maj 2015 – Alfred Kurti u arrestua në kryeqytetin irlandez Dublin për vrasje, sipas një mandati arresti ndërkombëtar të Interpol Londrës. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë për vrasjen e Bob Singh, 31 vjec në Mancester në prill 2004. Bashkë me Kurtin për këtë vrasje u dënuan në nëntor 2005 Marjan (Cimi) Semaj, 31 vjec me burgim të përjetshëm dhe në shkurt 2010 Emirjan Hysaj, 39 vjec me burgim të përjetshëm, pa të drejtë lirimi me kusht pa kryer minimumi 16 vjet burg.