Gazetari Alfred Lela ka gjetur biçikletën që e humbi ditën e djeshme tek Teatri Kombëtar pasi u shoqërua në Polici.

Lela bëri sot thirrje për të gjetur biçikletën pasi e kishte blerë 1200 euro dhe një i moshuar, Agush Karameta ia riktheu.

Gazetari shkruan në Facebook se më shumë se për biçikletën u gëzua dhe sepse Karameta i tregoi cilët ishin ata që protestonin dje tek Teatri. 

POSTIMI I LELËS

Me Agush Karametën, që më gëzoi shumë sot jo vetëm se më ktheu bicikletën, por më shumë se më tregoi se cilët ishin njerëzit që ishin dje në rrugë për të protestura për Teatrin.

Po marr pensionin më tha, kur e telefonava. Kur e takova mësova se edhe agjëronte. Më ftoi në shtëpi dhe folëm për atë që të dy kishim dëshmuar dje.
Ka njerëz të mirë ky vend që quhet Shqipëri!

Faleminderit Agush! Faleminderit të gjithëve që më keni shkruar dje dhe ma keni bërë më të lehtë dhunën e bravoçunave të Heneral Leshit!