KINË – Një tjetër sukses për artistin shqiptar Afred Mirashi, që prej shumë vitesh jeton në Firence të Italisë. Piktura e tij “L’angolo Mediterraneo”  është nderuar me çmim nga “Water Cube”, një prej muzeve më të famshëm të Kinës dhe botës.

Mirashi ishte një prej gjashtë finalistëve nga e gjithë bota që u ftuan të ekspozonin veprat e tyre në muzeun kinez.

Çelësi, elementi artistik që shoqëron thuajse të gjitha punimet artistike të Mirashit, nuk kishte si mungonte edhe në këtë pikturë.

Pas fitimit të çmimit të parë në konkursin e artit në Olimpiadën e Londrës, Mirashi regjistron një tjetër arritje në curriculumin  e tij të pasur artistik.

Vepra me të cilën ai u prezantua në ekspozitën e hapur në “Water Cube” do të qëndrojë përgjithmonë në fondin e këtij muzeu.

Para nisjes për në Kinë, Mirashi u shpreh se ndihej mjaft i privilegjuar dhe i vlerësuar për nderimin që po i bënin autoritetet kineze. Në ekspozitën e hapur në muzeun “Water Cube” ishte i pranishëm edhe ambasadori shqiptar në Kinë, Kujtim Xhani, i cili preu shiritin e hapjes së saj.