ITALI – Alfred Mirashi, artisti shqiptar që vitet e fundit ka bërë emër dhe është nderuar me çmime të shumta në Itali, Olimpiadën e Londrës, Kinë etj. është ftuar të marrë pjesë në ekspozitën “Stemperando”, e cila do të hapet në datë 24 janar në Bibliotekën qendrore kombëtare, Romë.
Mirashi do të jetë i vetmi artist shqiptar mes 55 artistëve nga e gjithë bota, që do të përfaqësohen në këtë ekspozitë me 110 punime. Mirashi do të prezantohet me pikturën e tij “Angolo mediterraneo 2012”, ku çelësi, elementi dominues i veprave të tij artistike, nuk kishte si të mungonte. Mirashi është një skuptor dhe piktor shqiptar që prej vitesh jeton e punon në Firenze të Italisë.
Ky është edicioni i pestë i kësaj ekspozite ndërkombëtare që këtë vit do t’i kushtohet në veçanti Maltës, e cila prezantohet në këtë eveniment kulturor me 12 artistë.