TIRANE – Me anë të një komenti në rrjetin social të “Facebook”, Alfred Peza komentoi dje prezantimin e tij zyrtar si kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Peqin.
“Me kënaqësi ju njoftoj se në Peqin, u bë prezantimi im si kandidat për deputet i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit. Një takim i jashtëzakonshëm për nga pjesëmarrja, por mbi të gjitha një qytetari e rrallë. Një falenderim i madh për të gjithë bashkëqytetarët e mi, drejtuesit, anëtarët e strukturave të Partisë Socialiste në bazë dhe për mbështetësit tanë të shumtë. Nga Peqini, filloi Rilindja”, – është shprehur mes të tjerash Peza.