Itali, 23 prill 2014 – Alfred Prenga, 30 vjeç  duhet të bënte 3 vjet e 6 muaj burg si anëtar i një bande hajdutësh, të mbiquajtur nga karabinieria “Banda e Audit”. Me vendim të Gjykatës së Apelit të Breshias dënimi me burg i ishte shndërruar në arrest shtëpie.

Kur karabinierët shkojnë për kontroll në orën tre të mëngjesit të 21 prillit në banesën e Adrian Përlekës, ku strehohej Alfredi, nuk e gjejnë aty. Adriani, që i kishte vënë banesën në dispozicion Alfredit, u shpjegoi karabinierëve se Alfredi kishte marrë sendet personale dhe kishte ikur nga banesa pa lënë adresë.

Karabinierët e hetuan këtë thyerje të masës së sigurisë dhe zbuluan se Alfredi fshihet në Shqipëri në qytezën e Rubikut ose në rrethinat e tij. Për këtë Interpol Roma kontaktoi kolegët shqiptarë për të bërë të mundur vënien para drejtësisë të Alfred Prengës.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/