9 dhjetor 2014 – Karabinierët e qytezës së Orta di Atelas në Rajonin e Kampanisë, arrestuan Alfred Jakimin, 37 vjeç, sepse kishte thyer masën e sigurisë arrest shtëpie. Alfredi ishte arrestuar në maj 2014 për vjedhje banesash, po në të njëjtën zonë.
Në këtë kohë Alfredi bënte pjesë në një bandë hajdutësh shqiptarë së bashku me Ardit Jakimin 22 vjeç, Bashkim Rizain 33 vjeç, Qerim Canin 27 vjeç si edhe 18 vjeçarët Gazmir Jakimi dhe Denis Dema, që të gjithë me origjinë nga Qarku i Dibrës.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





