Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur për krizën brenda PD-së dhe zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë një prononcimi për mediat në hyrje të Kuvendit, Alibeaj theksoi se emri i presidenti të ri duhet të vijë nga politika aktive, ndërsa i bëri thirrje të gjitha palëve që të hyjnë në negociata.

“Sot është ditë e këtij Kuvendi që është i rëndësishëm për t’u trajtuar. Kohë më parë grupi parlamentar i PD ka nxjerrë platformën për bashkimin është ai libri i shenjtë për demokratët, kaq është komenti im për krizën brenda PD-së. Është diskutuar gjerë e gjatë në takime me deputetët është shprehur fare qartë qëndrimi i tyre edhe kur u bë publike”

“Do të diskutojmë cështje të interesit publik por edhe të PD, këto histori të individëve janë të qarta. Është e rëndësishme për demokratë dhe shqiptarët që procesi i zgjedhjes së presidenti ju e dini qëndrimin tonë të grupit parlamentar, kemi konsultime dhe me të gjithë deputetët me mendje të hapur. Do të jetë pjesë e diskutimeve për këtë cështje duke mos i ikur përgjegjësisë por të marrin përgjegjësi. Ne duam që presidenti i ri të jetë një profil politik për shqiptarët. Duhet ta marrim këtë përgjegjësi dhe ta cojmë përpara këtë proces negociatash, është një test politik për të gjitha palët të marrin pjesë në konsultime që duhet të ndodhin. Zëri i cdo deputeti do të përcillet dhe do të përcohet. Sipas raporteve të DASH apo OSBE, kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin. Njeri, një profil politik që të mos ketë të bëjë fare me influencën e votave të Non Gratave. Janë 4 deputetët që nuk kanë të drejtën morale të dalin në konkluzione. Morali politik është se duhet të jetë i afektuar nga vota non grata. Duhet një profil politik. Jo hermafrodit. Që të mos ketë të shkuar dhe të jetë përballur me sprova”, tha Alibeaj.