Ish kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur sot Sali Berishës lidhur me akuzën e këtij të fundit se u shpërblye nga Rama vetëm gjatë ditës së sotme me 220 mijë euro.
Alibeaj shprehet se dorëheqja e tij është akt që shkon për të mirën e demokratëve, ndërsa largimi i Berishës është çlirim dhe frymarrje për PD-në.
Reagimi i Alibeajt
Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. i përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt!
Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij.
Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka.
Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta..