Ditën e nesërme kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.
Alibeaj ka thirrur në këtë mbledhje të gjithë deputetët e PD, përfshirë erdhe ata deputet që janë anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, të cilët u përjashtuan ose u pezulluan nga Lulzim Basha.
“Nesër në orën 09:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi në seli. Ju faleminderit!”, thuhet në mesazhin që i ka dërguar grupit të PD-së, Arbi Agalliu, sekretar i grupit.





