Enkelejd Alibeja ka reaguar me akuza ndaj qeverisë në lidhje me projektligjin e portit të Durrësit.
Alibeaj ka kërkuar që ky projektligj mos të miratohet me procedurë të përshpejtuar sepse nëse ndodh kështu ka diçka që fshihet. Ai gjithashtu kërkoi që të prezantohen 5 nenet që ka ky projektligj dhe nëse të gjithë janë dakord të miratohet.
Alibeaj: Kërkoni procedurë të përshpejtuar. Në fakt ka një arsye më të madhe që ti s’pate guxim ta thojë, ligjin për portin e Durrësit. Ta fusësh sot e pas një jave ta përfundosh. Arsyeja për të ecur shpejtë është një projektligj që ka 5 nene , ligji që kushton më shum se 30 vitet e këtij parlamenti 2 miliard e 100 milionë euro. 400 milionë euro një nen. Sot kur diskutohet buxheti ta kaloni fshehur. Kjo është arsyeja më e madhe që ju sot jeni këtu, për të prerë shiritin e një afere korruptive. Ka vetëm 5 nene por ka një vit që negociohet ashtu si e the dhe ti.
Jeni duke shitur, jo pak por diku tek 1 milionë metra katror nga zemra e shqipërisë për 2 miliardë e 100 milionë, shumë e madhe që do mbyllë gojën e shumë mediave dhe deputeteve, por jo gojën e deputetëve të opozitës.
Çfarë pazari keni bërë dhe me kë e keni bërë. Kush do e bëjë këtë invetim, jam i gëzuar në këtë vënd të ketë investime por ta dimë se kush është. Ku është transparenca ktu? Harrojeni teatrin, aeroportin e Vlorës, lotarinë kombëtare, kjo është afera më e madhe korruptive.
Kjo nuk na bën bashkë, kjo nuk është prona jonë por e shqiptarëve. Qeverisë apo parlamentit nuk i lind e drejta të shesë diçka që nuk e ka të vetën.
Kërkoj që ky parlament mos ta miratojë me shpejtësi këtë ligj. Qeveria të sjellë dokumentet që tregojnë këto 5 nene po askush nuk i di, ti lexojmë dhe kuptojmë se mbase jemi dhe dakord. Po fakti që doni ti kaloni me shpejtësi nuk nenkupton këtë. Sot kam vetëm një thirrje që dua tja bëj atyre që shum shpejt do përballen me ktë. Po i bëj thirrje presidentit dhe organeve të qeverisë se sot po prihet shiriti i aferës korruptive më të madhe.