Kuvendi i Shqipërisë duhet të bëjë shpërndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kjo sipas deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj, duhet bërë në përputhje me përllogaritjet që KQZ ka bërë për shpërndarjen e re të mandateve, pavarësisht faktit se nëse KQZ e miratoi aktin ose jo me shumicë të cilësuar.

Alibeaj thotë se përllogaritja aritmetikore është bërë nga ky institucion, por ai shton se KQZ ka ende hapësira kohore për të shqyrtuar shpërndarjen e mandateve për t’i përcjellë një dokument final Kuvendit.

Duke folur për koalicionet parazgjedhore, Alibeaj e komentoi ftesën e kryesocialistit Rama ndaj LSI e FRD-së si frikë që ai ka për zgjedhjet e ardhshme. Ai thotë se nuk mund të bëhesh Kryeministër në tavolinë.

2013 do të jetë viti i sfidave elektorale që në fund do të përcaktojë vullneti i sovranit kush do të qeverisë katër vitet e ardhshme, thotë Alibeaj.