Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka mbledhur sot në Durrës strukturat e degës lokale të cilat deri më tani nuk u janë bashkuar demokratëve të udhëhequr nga Sali Berisha.
Të pranishëm në këtë mbledhje kanë qenë kryetari i komanduar i degës, Luan Hoti, nënkryetari Pëllumb Berisha si dhe figura të tjera të njohura të degës lokale.
“DurrësLajm” po publikon dhe një video nga mbledhja e cila po zhvillohet pa praninë e mediave.
Burime nga brenda mbledhjes konfirmojnë se tematika kryesore e diskutimeve është rruga e bashkëpunimit që do të ndiqet mes mbeshtetësve të Alibeajt dhe atyre të Berishës, si dhe propozimi i emrave që do mund të bëhen pjesë e primareve për zgjedhjet lokale.
Kujtojmë se, Edi Paloka dhe Gazment Bardhi janë dy të mandatuarit e dy grupimeve për të negociuar mundësitë dhe rrugët për bashkimin dhe daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.