Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur lidhur me tërheqjen e Enkelejd Alibejat nga ankimimi në Apel për gjykimin e dy statuteve, ai i korrikut dhe i dhjetorit 2021.

Berisha tha se Alibeaj po përdoret nga kryeministri Edi Rama, ndërsa theksoi se kuvendi i 11 dhjetorit njihet me vendim gjykate.

Më tej, ai shtoi se kreu i qeverisë ka ndërhyrë dhe nuk lejon regjistrimin e tij në regjistrat për partitë politike pranë gjykatës.

“Alibasha tallet me veten e tij. Në katër seanca përdorte si pretekst mungesën e avokatit të tyre, kësaj i thonë të tallesh me veten e vet. Vendimi Gjykatës së Tiranës ështën një vendim i prerë i cili automatikisht duhej regjistruar në regjistrin e partive politike dhe shoqatave pranë gjykatës. Rama ka marrë peng vendimin e gjykatës dhe nuk lejon regjistrimin. Alibasha, apo quhet si të duash, në asnjë vend të botës nuk mund të behët palë në një proces që nuk ka qenë palë. Kjo ndodh për herë të parë në historinë e botës dhe është absolutisht i pavlerë. Alibasha ka të drejtë të shkojë në gjykatë dhe për çdo dokument të hap një proces të ri dhe jo të bëhet palë në një proces që nuk është palë. Kjo ndodh në drejtësinë e Ramës, njëlloj si në diktaturë që mban peng regjistrimin të vendimit të gjykatës për kuvendin e 11 dhjetorit. Alibasha de facto pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit, por ai zbaton urdhrat e Ramës, ata janë krejtësisht të pavlerë, qenie mjerave që keqpërdoren nga Edi Rama”,-tha Berisha.