Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat pak minuta pasi kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj thirri një mbledhje me deputetët për të vendosur nëse do të propozojnë një emër për President në raundin e tretë.

Berisha ka deklaruar se Alibeaj nuk ka asnjë tagër nga PD për të marrë vendime të tilla.

“Përveç autoritetet që i jep Edi Rama, Alibeaj nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD e Shqipërisë. Cdo veprim i tij është sintonizim i një farse të shpifur të zgjedhjes së Presidentit nga Edi Rama. Por meqë jam këtu dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe pikëpamjen e Edi Ramës të konsideritimit të emigracionit dhe diasporës si një zonë e vecantë elektorale, e paralajmëroj këtu që mos të liuajë me të drejtën dhe lirinë e shqiptarëve që janë në të katërt anën e botës. Ata do ushtrojnë të drejtën e votës së tyre për kandidatët e qyteteve apo zonave të tyre të origjinës, Sot teknologjia online e bën 100% të mundshme. Cdo përpjeke e Ramës që shprehur përmes veglës së tij Alibeja është një përpjekje anti demokratike dhe anti shqiptare. Është një fyerje e madhe që u bëhet emigrantëve dhe diasporës në të katër anët. Do të hase kjo në një rezistencë të madhe”, tha Berisha.