Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në 107 vjetorin e Policisë së Shtetit.

Alibeaj shkruan në Facebook se vlerësimi i vërtetë për policinë që deshi dhe shpartalloi ai është pasi i shërbeu krimit dhe mafias.

POSTIMI I PLOTË

Rama, ne 107 vjetorin e Policise se Shtetit qenka krahasuar me Policine e Ismail Qemalit!

E megjithe kete krahasim te mundimshem, kryeministri nuk paska gjetur guxim te perballet me 57 ngjarjet me vdekje dhe 63 viktimat e 2019;

nuk i paskan ardhur nder mend qe 128 drejtues te “Policise qe deshi” i’u perfshine ne kanabizimin e vendit;

se 3 drejtuesit e larte te tij ne Vlore i ka ende ne arrati;

asnje fjale per oret shtese te papaguara dhe kushtet mizerabel;

asnje grimase per viktimat e krimit te ketij fillimviti.

Vleresimi i vertete per policine qe deshi dhe qe e shpartalloi dora vete ai, per te lartesuar krimin dhe Mafian, eshte se e ka shnderruar policine thjesht ne nje sherbim funerali qe vecse mbledh kufomat e krimit!

E ne fakt perse i duhet Policia, perderisa per te mjafton qe kriminelet “hengshin kokat e veta”?!