31 tetor 2015 – Në mënyrë të papritur, dje Alida Hisku në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ndryshoi deklaratën që ka thënë në intervistën për “Shqiptarja.com”, ku denonconte përdhunimet gjatë periudhës së komunizmit në burgje. Edhe pse dëshmia e saj u vlerësua nga opinioni publik si shenjë guximi, këngëtarja Alida Hisku u shpreh te “Pasdite” se nuk i ka thënë historitë e përdhunimeve dhe se gazetarja që e intervistoi nuk i ka të vërteta dhe nuk është autorizuar për botimin.

Në lidhje me këto deklarata të këngëtares, gazeta “Shqiptarja.com” i është kundërpërgjigjur sot duke i publikuar audion e regjistrimit gjatë intervistës për të vërtetuar të kundërtën.

“Duket se Alida Hisku e shqetësuar për komentet e shumta në mediat online është munduar të përgënjeshtrojë veten në një mënyrë jodinjitoze. Me keqardhje të madhe për rrethanat që mund të kenë ndikuar te këngëtarja e shumëvuajtur Alida Hisku dhe për këtë shtrembërim publik të së vërtetës, gazeta “Shqiptarja.com” për të respektuar lexuesin e saj detyrohet të publikojë intervistën ashtu siç është marrë nga gazetari, të paredaktuar, me të gjithë bashkëbisedimin bruto.

Në botimin e redaktuar një pjesë e intervistës është marrë si fakt për profilin e këngëtares dhe janë hequr shprehjet e parregullta dhe joetike. 

Intervista zbardhet e plotë, sepse jemi të detyruar të publikojmë bashkë me të në ëeb-in e gazetës edhe Audion e regjistrimit për të gjithë lexuesit që na kanë ndjekur e komentuar gjatë kësaj jave. 

​E botojmë fjalë për fjalë Alida Hiskun në intervistën me gazetaren, duke shpresuar dhe në zbardhjen e së vërtetës në atë periudhë”, është reagimi i gazetës “Shqiptarja.com”.

Më poshtë pjesë nga intervista, ku Hisku rrëfen për përdhunimet:

/portali DurresLajm/