Akuza të forta janë bërë ndaj ish-ministrit Saimir Tahirit në sallën e Gjyqit të Krimeve të Rënda. Duke folur në gjyq për aksionin e policisë në Lazarat të zhvilluar në vitin 2014, Arbjon Aliko ka akuzuar Saimir Tahirin si personin që i ka sulmuar.

Sipas Alikos, droga e gjetur në Lazarat nuk është shkatërruar, por u është shitur trafikantëve nga policia.

“Policia e Shtetit e nxori drogën nga Lazarati me autoblinda. Më pas policia ua ka shitur drogën trafikantëve. Këtë e ka bërë Saimir Tahiri me banditët e tij”, tha në sallën e gjyqit Arbjon Aliko.

Sapo PS ka ardhur në pushtet, ne na kanë sulmuar si fis”, ka thënë në sallën e gjyqit Arbjon Aliko, i cili është i arrestuar si pjesë e asaj që Ministria e Brendshme e quante ‘grupi i zjarrit’.

Pritet dhënia e vendimit nga gjykata për dosjet ‘Lazarati 1’ dhe ‘Lazarati 2’.