Deputeti i PD-së Tomor Alizoti në fjalën e tij në parlament deklaroi se në Shqipëri ka një projekt të mirfilltë për të vjedhur shqiptarët.
Alizoti sfidoi ministrin e Brendshëm Taulant Balla që të thotë emrat e disa bosëve të drogës në Shqipëri. Alizoti tha se nëse Balla thotë emrin e disa trafikantëve apo të grupeve kriminale, atëherë është një burrë zotëri.
Tomor Alizoti: Në Shqipëri ka projekt të mirfilltë për të vjedhur shqiptarët. Në Meksikë, në Kolumbi, ministrat e Brendshëm thonë me emra se kush bën trafik droge, ndërsa këtu nuk i thonë, një emër bosi të trafikut të lëndëve narkotike ta thonë. Ministri i Brendshëm nuk thotë dot një emër të një bosi droge dhe të tregojë grupet kriminale. Më thoni kryeministër, ministra, se kush janë bosët e drogës në Shqipëri dhe kush ndërhyn në zgjedhje. Më thoni këtë fjalë, sepse vendi ynë është një shtet, ku po ikin shumë njerëz, sepse këtu e keqja është bërë normalitet. Sfidoj ministrin e Brendshëm që të thotë emrat e bosëve të drogës së Elbasanit, po i tha është burrë zotëri.