Deputeti demokrat, Tomor Alizoti, gjatë seancës plenare tha se drejtësia nuk mund të bëhet me rezoluta, referuar draftit që PS ka paraqitur në Kuvend për miratim si një dokument për luftën ndaj korrupsionit.
Alizoti tha se Shqipëria sot nuk ka korrupsion, por ka një projekt për vjedhje.
“Kryeministri i Shqipërisë del e kërcen nëpër Europë, por duhet të dini që këtë e bën vetëm Kryeministri i Indisë, Modi.
Jemi një komb që na shoqëron frika për punësim, ushqim, ekzistencë.
Kjo projekt-rezolutë është frikë për të mbajtur pushtetin. Edi Rama e di që do e hanë shokët e tij, ashtu sikundër Partia e Punës hante shokët, dhe shokët do të hanë liderin.
Gjithë këto dëme në 11 vjet qeverisje, gjithë këto hajdutë, e dini që keni një ish-zv.Kryeministër që ka ikur në Shqipëria dhe akuzohet për 500 mln euro, e dini ju që shqiptarët kanë shkuar në rrugët e Botës dhe lajnë pleqtë e botës, për të siguruar jetesën e tyre?
Jemi populli më emigrues sot në Botë dhe në Rajon”, tha Alizoti.