TIRANE,2 tetor 2013 – "Ua kemi bërë gati fustanet dhe po presim t’ua veshim”. Kjo ka qenë deklarata nga burgu e Alket Rizait, shqiptarit të dënuar me burg të përjetshëm për disa vrasje në Greqi, lidhur me disa zëra, se një nga të arrestuarit e Agimit të Artë mund të dërgohet në qelinë e tij pas dënimit. Sipas disa gazetave greke, “i forti” i partisë Agimi i Artë, Ilias Kasidiaris pas dënimit, do të dërgohet ta vuajë atë në të njëjtën qeli me të dënuarin shqiptar, Alket Rizai.
“Gazeta Shqiptare” ka mundur të kontaktojë me shqiptarin, i cili teksa flet, nuk e fsheh urrejtjen për neonazistët e “Agimit të Artë”.
“Ty të lumtë goja që thua se ata mund të jenë në qelinë time apo ngjitur me të. Nëse vijnë, ne i mirëpresim (qesh). Do i veshim me fustan, do i veshim. Iu kemi bërë gati fustanet dhe litarin. Pse na duhet litari? Po, na duhet, sepse pasi ne t’i veshim me fustan, ata do duan të varen në litar, ose nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, do t’i varim ne”, pohon nga burgu grek, Alket Rizai.
Lidhur me dënimin e tij, Rizai pohon se “deri tani nuk ka asgjë të re, por unë pres se çfarë do ndodhë, sepse çfarë sjell minuti, nuk sjell viti, themi ne”, ka përfunduar bisedën e tij, shqiptari i dënuar në Greqi, Alket Rizai.
Alket Rizai.:Do i veshim fustan neonazistëve të “Agimit të artë”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Paulo Coelho: Gratë në sytë e një mashkulli… janë ajo çfarë ne ndjejmë, më shumë se ajo çfarë shohim
Ç’po ndodh? Trump anulon papritur udhëtimin e negociatorëve amerikanë për bisedimet SHBA – Iran
“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”/ Deklarata e Rogertit: Më ka bërë gruan xheloze! Reagon Juela…
Edisa Demollari rrëfen dhimbjen personale: “E donim një fëmijë, por nuk ndodhi”





