GREQI, 17 mars 2013– Ka vazhduar gjate gjithe nates pengmarrja ne burgun e Malandrinos, ku Alket Rizai ka marre peng disa zyrtare dhe kercenon me lende eksplozive dhe nje thike.
Gjate nates jane degjuar te shtena ne burg, por Rizai thote se ka qelluar policia greke. Ai ben te ditur se nuk do dorezohet deri sa t'i dergojne nje makine per t'u larguar nag burgu. "Ose dal qe ketej i sigurt, ose 9 familje do te mbushen me lule", ka thene Rizai.
Ne negociata merr pjese avokati i Alketit dhe e dashura e tij Sula, qe i kerkojne te dorezohet. "Alket, mos merr jeten e te pafajshmeve", ka thene avokati, i cili pershkruan gjendjen e klientit te tij, shume te renduar psikologjikisht.
E ëma e shqiptarit i cili po mban peng 4 gardianë në burgun helen, i ka kërkuar djalit të saj të vazhdojë rrugën që ka nisur, ndërsa ka theksuar se ai është i pafajshëm.
Donika Rizai është shprehur se vetëm një ditë më parë ka folur në telefon me djalin e saj, i cili i kishte thenë vetëm “shpirt, zemër”, ndërsa prej vitesh ata nuk takohen, pasi sipas saj, autoritet greke nuk e kanë lejuar të takojë të birin.
NDERHYJNE FORCAT SPECIALE. LIROHET NJE NGA PENGJET E RIZAIT
Forcat e policisë MAT me maska kundragaz ndodhen në mjediset e burgut, ndërsa Alket Rizai me pengjet dhe dy bashkëpunëtorët është mbyllur në një mjedis të mbyllur, pa dritare. Forcat MAT janë në pritje të urdhrave të mëtejshme për të ndërhyrë pikërisht aty ku ndodhet pengmarrësi. Thuhet se Rizai kishte në plan një revoltë masive të të dënuarve që të shpëtonte lehtë dhe ndërkohë dëgjohen thirrje të 500 të burgosurve.
Rreth orës 14 00 janë dëgjuar zhurmat e armëve dhe granatave tymuese, koha kur i shpëtoi pengmarrjes edhe pengu.
Zyrtari që i shpëtoi pengmarrjes tha se në duart e Rizait ndodhen edhe 5 kolegët të tij ndërsa ai ka dy bashkëpunëtorë. Sipas pengut të liruar, Rizai ka në duar një mekanizëm shpërthyes ndërsa bashkëpunëtorëte tij kanë thika.
Që mbrëmë në ora 21:00 Alket Rizai ka marrë peng 4 roje burgu dhe 2 persona te tjere, ai kërcënon se do hedhë në erë burgun me gjysme kg eksploziv C4 që ka me vete, nëse nuk i japin një makinë që të largohet nga burgu. Sipas informacioneve të tjera, mes pengjeve 2 janë gra, të cilat janë mbyllur në qendrën e kontrollit dhe nuk kanë asnjë kontakt me të.
Nuk dihet si arriti t’i zerë në befasi punonjësit e burgut dhe t’i drejtojë pranë portës kryesore, por mendohet se kjo ndodhi gjatë orës së ndërrimit të rojeve. Kujtojmë se edhe pse në vëzhgim të rreptë, atij nuk i kanë munguar lidhjet e shumta dhe bashkëpunëtorët. Në prill të vitit të kaluar 2 oficerë të burgut të Malandrinos u arrestuan teksa i dërgonin 210 gr heroinë, dy celularë dhe 5 karta Sim me kërkesë të tij.
Alket Rizai ka folur gjatë natës në telefon me gazetarët grekë dhe ka protestuar për sistemin e drejtësisë dhe dënimin e tij që e cilëson të padrejtë, duke thënë ndër të tjera: “Unë kam durim dhe nuk më soset durimi. Kjo është e treat dhe e më e hidhura. Do presim fundin e kësaj pune. Gjykata ka abuzuar me mua, vendimi për burg për jetë është i padrejtë dhe nuk e meritoj. Më sillni një makinë dhe unë do t’i liroj pengjet e do largohem. Të shohim kush do dalë i fituar. Unë i kam marrë masat e mia.
“Nuk dua të filloj t’i vras ata një nga një. Unë nuk kam asgjë me ta", thotë Alket Rizai për pengjet e tij, duke vënë në dukje se ai ka durim dhe mund të presë.
Më pas i jep telefonin njërit prej pengjeve që të kërkojë një makinë dhe pengu pyet: "Kaq e vështirë është për të sjellë një makinë që të na lerë të lirë?"
I burgosuri shqiptar në Greqi, Alket Rizai ka terrorizuar burgun e Malandrinos mbrëmjen e djeshme.
Sic raportuan mediat greke, Rizai mbante peng oficerët të burgjeve, duke përdorur si kërcënim një granatë të cilën kërcënon se do ta shpërthejë.
Po kështu Rizai kishte me vete edhe dy thika.
Policia rrethoi zonën hyrëse të burgut, ndërkohë që përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë u përpoqën të negociojnë me Alket Rizain.
Mësohet se vetë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë greke ka shkuar në burgun e Malandrinos për të monitoruar nga afër operacionin.
Rizai kërkon lirimin nga burgu, në këmbim të pengjeve.
Pak kohë më parë, Alket Rizai realizoi një arratisje spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë, “Koridhalos”, bashkë me shokun e tij grek, Vasilis Paleokostas.





