Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të mira në vend, e cila pëlqehet shumë nga publiku shqiptar. Ajo asnjëherë nuk ka bërë publike familjen e saj. Në fakt Alketa ka 12 vite e martuar dhe është nëna e dy fëmijëve: vajzës Nicole dhe djalit Lionel.
Moderatorja tregohet gjithnjë e kujdesshme në postimet në rrjetet sociale, në mënyrë që të mos bëjë publike ‘thesarin’ e saj.
Gjatë intervistave për “Magazin.al”, Alketa ka treguar se arsyeja pse ajo nuk del në publik me fëmijët dhe bashkëshortin, është se i konsideron mjaftë të shrenjët për t’i ndarë me publikun.





