Aktori i njohur i humorit Ermal Mamaqi, do të niste si sot 3 vite më parë, emisionin e tij “6 ditë pa Ermalin, që transmetohej në platformën digitalb.

“Si sot,3 vite më parë filloi emisioni që do të hapte dritaren më të rëndësishme në karrierën time. “6 Ditë pa Ermalin”. E ftuara e parë Elvana Gjata! Mirënjohje për të gjithë kolegët.Mirënjohje për Digitalb!”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Ndërkohë prezantuesja Alketa Vejsiu ka komentuar nën foto duke e përgëzuar dhe e ka quajtur ALIEN. Ndoshta moderatorja i ka vendosur këtë epitet Ermalit, për shkak të tipit të çuditshëm që ka.