Dy moderatoret që kanë shkruar historinë e tyre në ekranet shqiptare janë Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani.
Nisur nga fakti që vajzat janë në televizione rivale, kjo ka bërë kurioz ndjekësit, të cilët janë shumë të interesuar për marrëdhënien e tyre.
Përmes një postimi në Instastory, Alketa ka treguar se me Arbanën nuk ka miqësi, por e respekton punën e saj, veçanërisht për faktin se është vajzë në një ambient të vështirë si industria e medias.
“Miqësi nuk kam, por kam një histori të vjetër kolegesh. Kemi punuar në të njëjtën radio, përfaqësojmë të njëjtën gjeneratë. Edhe në distancë unë respektohem me të gjithë kolegët, sidomos kur janë vajza dhe në këtë mjedis të vështirë siç është industria e mediave ja dalin që të mbijetojnë dhe të bëjnë sukses”, u shpreh Vejsiu.