Prezantuesja Alketa Vejziu vazhdon të lëshojë mesazh politike në profilin e saj personal në Facebook.
Duke komentuar zhvillimet e sotme dhe ditën e zgjedhjeve Vejsiu thotë se “dhe pesë orë nga mbyllja e qendrave të votimit. Nuk duhet lejuar që pakicat të vendosin për ne”.
Më herët ajo shkruante se “çfarë skandali të nisësh të dielën me lajme vrasjesh, shpërthime tritoli, plagosje njerëzish, dhunë ndaj gazetarëve. Ku është autoriteti i policisë së shtetit? Po dhe ne njerëzit vet kemishumë faj! E turpshme!”.





