Moderatorja Alketa Vejsiu është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj private. Nuk ndodh shpesh që të flasë për familjen e saj, bashkëshortin apo fëmijët, madje nuk shfaqet asnjëherë në publik me ta.

Megjithatë ndonjëherë ndan në rrjete sociale momente të këndshme nga përditshmëria me fëmijët e saj. Së fundmi ajo ka postuar në Instastory një letër që e ka shkruar djali i saj, Lioneli.

“Mami Alketa. Ndihmon, e përkushtuar. Do të jetë në avion gjatë perëndimit të verdhë dhe të kuq. I pëlqen të hajë tartuf. I pëlqen të shohë fëmijët kur mësojnë. I pëlqen të kërcej kur dëgjon këngë si përshembull “Calma”. Thotë që liderët lexojnë dhe dija është fuqi. Është shumë e dashur nga familja e saj veçanërisht nga djali Lionel”, shkruan Lioneli në letrën e tij.

“Ai ma shkrin zemrën gjithmonë! Të dua nga hëna dhe përtej. Ka mama çun”, ka shkruar Alketa përkrah fotos së letrës.